Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

DxO One ngritë kualitetin e fotove

NULL NULL
19.06.2015 15:42
Kompania DxO ka sjellë kamerën DxO One që integrohet në iPhone për të rritur kualitetin e fotove.

DxO, firma e cila është marrë me testimin e cilësisë së kamerave tek pajisjet, ka vendosur t’i bashkohet harduerit me modulin e kamerës DxO ONE, e cila bashkëngjitet me pajisjen e Apple-it dhe mund të shkrepë imazhe të formatit RAW me sensorin e saj 20.2 megapikselë dhe lentat me hapje f/1.8.

DxO ONE mund të lidhet me iPhone-in ose iPad-in nëpërmjet portës Lightning, e cila eliminon vonesat krahasuar me kamerat QX me wireless të Sony-t. Kamera mbështet formatet e imazheve si JPG, DNG dhe DXO (SuperRAW). Sa i përket videove, DxO ONE filmon video me rezolucion 1080 pikselë dhe shpejtësi 30 pamje në sekondë. Kamera One mund të rrotullohet 60° lart dhe poshtë. Pajisja ka dy butona fizikë dhe një ekran të vogël OLD. Meqë porta Lightning është e kthyeshme, ju mund të ktheni kamerën ONE dhe të shkrepni selfie.

Kamera ka edhe një aplikacion të veçantë, e cila mundëson komunikimin mesa dy pajisjeve si dhe kontrollon të gjitha veprimtaritë e kamerës. Një kartë microSD ju ndihmon të ruani imazhet në formatin RAW, pa pasur nevojë që të zini hapësirën në iPhone-in ose iPad-in tuaj. Ju mund të shkrepni deri në 200 foto para se bateria të harxhohet. E gjithë kamera peshon 108 gramë dhe përmasat e saj janë 67.5 x 48.9 x 26.3mm. Ajo mund të lidhet me çdo iPhone ose iPad që operon me sistemin iOS 8 ose një version më të ri.

Kamera kushton 600 dollarë.

lajme të ngjashme