Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Dushi: Fëmijëve mos t’iu bëhet presion për nota, para fillimit të klasës së parë (VIDEO)

NULL NULL
11.06.2022 12:17

Në emisionin “Familja ime” me Mirjeta Morina këtë të shtunë u diskutua se si të përgatiten fëmijët për klasën e parë, ku e ftuar ishte edhe psikologja Florentina Dushi.

Ajo theksoi se brenda familjes duhet të ketë diskutim të hapur se cilat janë përgjegjësitë në shkollë.

“Edhe pse klasa e parë është një tranzicion prej një institucioni parashkollor në një institucion shkollor dhe është një parapërgatitje gjithmonë për klasat e tjera, mirëpo përgjegjësia në shkollë duhet të diskutohet haptazi”.

Psikologja Dushi konsideron se disa muaj para fillimit të vitit shkollor nuk duhet të bëhet presion te fëmijët për çështjen e notave.

“Nuk është e shëndetshme që presioni të jetë në notë në përgjithësi, por kjo të mos jetë gjithmonë temë e diskutimit. Të diskutohet për përgjegjësinë, për mënyrën se si duhet të ndodhë të nxënit, pse është gjithmonë me rëndësi që ata gjithmonë të jenë aktivë, se si kjo i ndihmon dhe i përgatit për klasën e dytë, klasa e dytë për të tretën, dhe se e gjithë kjo do t’iu ndihmojë kur ata të rriten dhe të bëhen të suksesshëm në profesion “.

Ajo tha se krejt këto diskutime me fëmijët duhet të bëhen me një gjuhë të përshtatshme me moshën e tyre.

lajme të ngjashme