Durant s’e do Irvingun, e do prapë Curryn? NULL NULL 15.07.2022 10:51 15.07.2022 10:51 Kevin Durant dëshiron të kthehet te Golden State Warriors, gjegjësisht të ribashkohet me Stephen Curryn. Lojtari i Brooklyn Nets nuk dëshiron që të mbetet më te kjo franshizë dhe të ketë punë me Kyrie Irvingun me të cilin qenë bërë bashkë te Netsat para tri vjetëve me synime të mëdha. Ish-basketbollisti i Oklahoma City Thunder ka kërkuar që të transferohet nga klubi i tij, aktual, dhe është në kërkim të bëhet bashkë me ndonjë yll tjetër të NBA-së në kërkim të titujve. Analisti Chris Broussard është ai që ka thënë që tash Durant do që të bëhet bashkë me dy herë MVP-në dhe me kampionët në fuqi të NBA-së, edhe pas spekulimeve se vetë MVP-ja aktual i finaleve, Curry, ka kërkuar që Durant të kthehet te ky klub.