Dumoshi takohet me Shoqatën e Gastronomëve, flasin për promovimin e kulturës së ushqimeve NULL NULL 28.09.2020 16:31 28.09.2020 16:31 Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, gjatë ditës së sotme ka zhvilluar një takim me përfaqësuesit e Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës, të kryesuar nga kryetari i kësaj shoqate, Petrit Kllokoqi. Përfaqësuesit e Shoqatës kërkuan heqjen e kufizimit të muzikës si dhe ngritën çështjen e nënshkrimit të një memorandumi të bashkëpunimit për promovimin e kulturës së ushqimeve që ka Kosova. Ministrja Dumoshi shpalosi objektivin për shtytjen përpara të trashëgimisë shpirtërore ku aktualisht po mblidhen dosjet dhe këtu parashihen të hyjnë edhe ushqimet tradicionale. “Resorët e ministrisë janë më të prekurit sepse MKRS-ja mbulon fusha të cilat janë shumë të gjëra në shoqëri dhe të cilat lidhen direkt me ndërveprimin njerëzor”, theksoi ministrja. Në takim u diskutua për promovimin e trashëgimisë së zonave të ndryshme Kosovës në gastronomi si dhe promovimin e industrisë prodhuese ushqimore tradicionale. Ministrja shpalosi në takim idenë për digjitalizimin e pikave referuese të ushqimit ku do të identifikohen zonat e Kosovës për çka prodhojnë në fushën e ushqimit si dhe mundësinë e përkrahjes së shoqatës në ndërlidhje me objektivat programore të MKRS-së. Organizimi i festivaleve të ushqimeve tradicionale që ka Kosova ishte një pikë tjetër e diskutimit të këtij takimi. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Temperaturat e larta, MPB me vendim ndalon ndezjen e zjarreve në ambiente të hapura 3 orë më parë
Kosova Osmani: Mbrojtja e të drejtave të pacientëve, indikator i rëndësishëm i funksionimit demokratik të shtetit 6 orë më parë