Dumoshi paralajmëron koncerte online për të rinjtë NULL NULL 15.04.2020 21:38 15.04.2020 21:38 Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Vlora Dumoshi, ka organizuar disa aktivitete online për të rinjtë në këtë kohë pandemie. Dumoshi ka thënë se të rinjtë do e luftojnë këtë virus, njofton Klan Kosova Ky është postimi i plotë i Dumoshit: Të dashur të rinjë, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, në bashkëpunim me United Nations Kosovo Team, do të organizojnë aktivitete online për të rinjë, gjatë situatës COVID – 19. Nesër 16 Prill, ora 18:00-19:30, do të argëtohemi së bashku; Koncert LIVE me këngëtarin e mirënjohur Shpat Deda, Video – mesazhe sensibilizuese nga Ulrika Richardson dhe Vlora Dumoshi, dhe shumë risi tjera gjatë ditëve në vazhdim. Ju të rinjë do e luftoni këtë virus, sepse luftoni fuqishëm. Ngjarja madhore është për JU! *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.