Dukagjini në finale të barazhit NULL NULL 21.05.2021 17:53 21.05.2021 17:53 Dukagjini është në finale të barazhit pas fitores 2:1 kundër Flamurtarit. Golat për Dukagjinin i shënuan Fatlum Gashi dhe Labinot Osmani, kurse për Falmurtarin golin e vetëm e shënoi Bashkim Shala, ndërsa në finale të barazhit Dukagjini do ta pres skuadrën që do të përfundojë në pozitën e tetë në Superligën e Kosovës në Futboll, transmeton Klan Kosova. Momentalisht këtë pozitë e mbanë Arbëria me 40 pikë, por që gara për barazh mbetet e hapur, pasi që Trepça ’89 është në luftë për ta siguruar këtë pozitë që i dërgon në barazh dhe momentalisht është në pozitën e nëntë me 39 pikë.