Dukagjini mposht Prishtinën e Re, kalon në çerekfinale të Kupës së Kosovës NULL NULL 11.02.2026 15:06 11.02.2026 15:06 Dukagjini ka arritur të fitojë 1–0 ndaj Prishtinës së Re dhe të kalojë në fazën çerekfinale të Kupës së Kosovës. Hekuran Berisha e realizoi golin e vetëm të ndeshjes në minutën e 59-të, raporton Klankosova.tv Berisha u rikthye me gol te skuadra nga Klina pas eksperiencës në Shqipëri te Dinamo e Tiranës. Dukagjini kështu i bashkohet Llapit dhe Ferizajt në çerekfinale që dje arritën të eliminonin Dritën respektivisht Drenicën.