Dukagjini kualifikohet në rundin e dytë të Europa Conference League NULL NULL 20.07.2023 19:25 20.07.2023 19:25 Dukagjini Dukagjini është kualifikuar për në rundin tjetër të Europa Conferene League. Kjo pasi ekipi nga Klina e mposhti ekipin nga Gjilbratari, Europa FC, me rezultat 2:3. Të parët që kaluan në epërsi ishin ekipi nga Kosova, ku Zulfiji shënoi në minutën e 23-të, ndërsa në minutën e 38-të Quintana barazoi shifrat. Më të nisur pjesa e dytë, ishte Shala ai që ia dha epërsinë Dukagjinit, ndërsa Zulfiji shënoi golin e dytë personal në ndeshje. E, Vera ishte ai që ngushtoi shifrat në 2-3, i cili ishte edhe rezultati përfundimtar i ndeshjes së dytë, ndërsa rezultati i përgjithshëm ishte 3:5. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Futboll Djaloshi shqiptar që bëri simbolin e shqiponjës para Ronaldos: Ndjenjë shumë e mirë (VIDEO) 2 days