Dukagjin Lipa: Ta tregojmë zërin tonë në lidhje me zgjedhjet në Kosovë NULL NULL 21.01.2021 10:10 21.01.2021 10:10 Pak ditë më parë, babai i Dua Lipës, Dukagjin Lipa, ka bërë një postim në rrjetet sociale me anë të cilit ka inkurajuar të gjithë shqiptarët e diasporës që të votojnë në zgjedhjet e 14 shkurtit. Rreth kësaj, Lipa foli në një lidhje direkte nga Los Angeles në emisionin e mëngjesit në Klan Kosova. “E kam ndjerë si obligim qytetar. Të gjithë jemi të vendosur në shtete të ndryshme të botës, mërgata e ka gjetur kohën të vijë në Kosovë dhe të votojnë por ky vit ka qenë më i vështirë për udhëtime. E mira është që lejohet vota përmes postës, kështu që është me rëndësi që ne të gjithë të jemi të bashkuar për një lëvizje të tillë. Ta tregojmë zërin tonë në lidhje me zgjedhjet në Kosovë që të kemi një shtet çdo herë më të mirë”. “Secila votë e ka rëndësinë e vet, sa më shumë që dalin në votime, vota e popullit ka domethënie më të madhe. Dalja në votime është e rëndësishme sepse me dalje masive, tregohet dëshira e vërtetë e popullit. Ajo që ka rëndësi është se duhet të përqendrohemi në kohën kur thotë KQZ”. “Unë e kam lansuar linkun zyrtar ku të gjithë duhet të marrin dokumentet aty. E mira e këtij votimi është se jo vetëm personat si unë që kanë pasaportë të Kosovës por edhe fëmijët tanë kanë të drejtë votimi edhe nëse nuk kanë pasaportë të Kosovës. Është e mirë edhe për gjeneratat e reja që kanë lidhje me vendin tonë. Mendoj që krejt mërgata janë kontribues shumë të mëdhenj ekonomik të vendit tonë, mbajmë shumë familje në Kosovë me punën që bëjmë në diasporë. Kanë shtëpia, banesa, janë taksa pagues prandaj edhe e drejta e tyre për të votuar është e pamohueshme”. Ndër të tjerash, Lipa tregoi që Dua dhe e gjithë familja e tij janë regjistruar për të votuar. “Edhe Dua i ka marrë dokumentet dhe e gjithë familja”, tha Lipa, njofton Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Prive Adelina Ismaili publikon pesë këngë: Kushtuar grave e vajzave që guxojnë t’i thonë STOP dhunës (VIDEO) 12 orë më parë