Duka: Ndeshjen me Serbinë përjetojeni si lojë, jo hakmarrje; Himnin shqiptar këndojeni fort NULL NULL 06.10.2015 21:57 06.10.2015 21:57 I ftuar i sotëm në emisionin “Zona B” ishte Presidenti i Federatës së Futbollit Shqiptar, Armand Duka. Me të u diskutua lidhur me ndeshjen Shqipëri – Serbi që do të luhet me datën 8 tetor në Elbasan Arena. Duka është shprehur që secili shqiptar ka dëshirë që të del fitimtar në këtë lojë. “Fitorja është një gjë që e pret çdo shqiptar në çdo cep të globit”. “Çdo bashkëkombës ka dëshirë që ne të fitojmë këtë lojë jo vetëm për kundështarin por për momentin që jemi përballë” Gjatë ditës së sotme Presidenti bashkë me futbollistët kanë pasur një takim me Kryeministrin Edi Rama. “Kryeministri ka bërë një bashkëbisedim pak a shumë me skuadrën”. “Skuadra është e izoluar nga gjithë atmosfera shqiptare”. “Ata janë profesionist që bëjnë punën e tyre”. Duka është shprehur që ndeshja e 8 tetorit është e veçantë. “Emocionet e kësaj gare e kanë përfshirë secilin shqiptar”. “E kam bindur veten time që kjo është vetëm një lojë”. “Tentojë që të bind edhe të tjerët që kjo është vetëm një lojë”. Ai është i vetëdijshëm që loja e të enjtes mund të ngjallë ndjenja jo të mira tek shqiptarët. “Ndoshta dikush në stadium do të shtrëngojë dhëmbët se mund të ketë histori të hidhura”. “Por, le ta përjetojmë si lojë dhe jo si një hakmarrje”. Presidenti Duka, ka shprehur ndjesë për të gjithë ata që nuk kanë pasur mundësi të sigurojnë një biletë. “Janë më shumë se 100 mijë kërkesa me shkrim në Federatë, ndërsa unë jam i detyruar si president që në këtë kohë të kërkojë ndjesë për ata që nuk kanë siguruar biletë”. Ai gjithashtu është shprehur që nëse ndodh diçka atëherë është Shqipëria ajo që do të humbasë më shumë. “Mundësia e artë është që ne të fitojmë ndeshjen e 8 tetorit”. “Me shkeljen e rregullave mund të eleminojmë skuadrën tonë”. Presidenti i Federatës Shiptare së Futbollit është shprehur që ne si shqiptarë duhet ta respektojmë kundërshtarin. “Ne jemi qytetar dhe meritojmë të jemi evropian”. “Ajo që duhet është që të këndojmë fort himnin tonë, dhe ta respektojmë himnin e kundështarit në heshtje”. Kreu i kësaj Federate ka folur edhe për prezencën e Vuçiqit në stadium duke e cilësuar si jo të duhur këtë. “Nuk jam politikan, por Vuçiqi nuk duhet të jetë në stadium”. “Prania e tij mund ta motivojë skuadrën, dhe mund ta bëjë më të vështirë punën”. Duka ka treguar se për këtë ndeshje kishte shumë kërkesa nga shqiptarët e Kosovës. Madje, ai ka treguar që ka pasur raste kur shqiptarët e Shqipërisë kanë blerë bileta për ata të Kosovës. “Tradita e mikut ndoshta është akoma te ne, pasi që ne respektojmë mikun”. “Ka shumë shqiptarë nga Shqipëria që kanë blerë bileta për kosovarët”. Ai në fund tha se nuk ka menduar se si do të festohet në rast të fitores së Shqipërisë në këtë ndeshje. “Duhet të përgatisim gjithçka për lojën dhe është pak e rëndësishme se si do të festojmë” “Para betejës duhet të mendojmë për të fituar ndërsa më pas të mendojmë për festën”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.