“Duhet të ndiqen mësime të mirëfillta islame e jo mësime të gjymtuara” NULL NULL 01.06.2016 18:09 01.06.2016 18:09 Të ftuar në Info Magazine sot janë Besa Ismaili nga Bashkësia Islame si dhe Mikel Sopi nga Ipeshkvia e Kosovës. Me ta është duke u diskutuar lidhur me rrezikun e ekstremizmit fetar dhe mënyrat e luftimit të tij, me theks të veçantë në rolin e gruas në parandalimin e tij temë e cila edhe u diskutua në konferencën ndërfetare në Prishtinë. Ismaili e vlerësoi shumë këtë konferencë ku sipas saj ka pasur mundësi për shkëmbime përvojash mes të pranishmëve. “Kemi kaluar nëpër komunizëm, luftë e gratë tona kanë qenë në përpjekje për të ndërtuar paqen e ne në këtë konferencë kemi pasur mundësinë që t’i shpalosim këto tregime”. Sipas saj, gratë në Kosovë duhet të bashkëpunojnë në mënyrë që të rrisin ndikimin e tyre, “Ajo që është më e rëndësishme që e kemi cekur edhe në konferencë është që gratë duhet të koordinojnë veprimet e tyre”. “Jeta është komplekse dhe e gërshetuar dhe gratë duhet të kenë një aleancë, një partneritet për një jetë më të mirë për fëmijët tanë”. Ismaili, është shprehur se të gjithë ata që shkojnë në luftra në Lindjen e Mesme i kanë keqkuptuar fenë islame. “Gratë të cilat kanë shkuar në luftë iu mungojnë njohuritë bazike teorike”. “Gjitha këto aktiviste edhe gratë të komuniteteve të tjera që kemi punuar në terren, punojmë në xhamia, i edukojmë që të jenë në gjendje t’i përcjellin mësimet e mirëfillta islame dhe të mos lejojnë hapësira për mësime të gjymtuara”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.