Duhanpirja nxitë ankthin NULL NULL 29.07.2017 11:00 29.07.2017 11:00 Duhanpirja mund t’i lë njerëzit të ndjeshëm ndaj fobive të ndryshme, dhe tipave të tjerë të frikës kronike siç mund të jetë stresi post-traumatik. Shkencëtaret kanë gjetur që duhani mund t’i dëmtoj aftësitë e trurit për të shtypur kujtimet që lidhen me frikën, kështu duke i lënë konsumuesit e duhanit që të përballen me ankthin pas ndonjë ngjarje traumatike. Tek personat që rrezikohen më së shumti të preken nga stresi post-traumatik, siç janë ushtarët, duhanpirjka mund të ketë implikime serioze. Mendohet që rreth 33% e ushtarëve konsumojnë duhanin. Shkencëtarët prapa këtij studimi besojnë që kemikatet në duhan mund të ndërhyjnë në mesazhet në mes të neuroneve në tru – të njohura edhe si neurotransmetues – që janë të përfshira në kontrollimin e frikës.