Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Duda Balje shpallet e pafajshme

NULL NULL
29.04.2015 10:37

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje është liruar nga akuzat e Prokurorisë Themelore të Prizrenit për mos deklarim të pasurisë.

Gjykata Themelore e Prizrenit nuk ka arritur të gjejë fakte se e akuzuara Balje kishte kryer vepër penale.

Mos deklarimi i pasurisë u vlerësua si gabim nga Gjykata ndërsa u tha se nuk ka ekzistuar dashja për ta kryer këtë vepër.

Vetë Balje u shpreh e lumtur me këtë vendim të Gjykatës, pasi që tha se i kishte përjetuar rëndë këto akuza.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.