Dua Lipa shkëlqen në festën e Elton John për Oscars NULL NULL 26.04.2021 08:05 26.04.2021 08:05 Dua Lipa ka performuar në festën e Oscars, organizuar nga Elton John. Këngëtarja 25 vjeçare, fitues e Grammy, interpretoi hitet e saj “Levitating”, “Pretty Please”, “Hallucinate dhe “Don’t start noë”, në festën e 74 vjeçarit. Për performancat e saj, Dua veshi dy fustane super elegante. Ajo së pari kishte veshur një fustan kadife, të zi para se të ndryshonte për të veshur një me ngjyrë gri vezullues. Për 29 vitet e fundit, Elton dhe bashkëshorti David Furnish kanë organizuar një festë “Oscars”, me të ardhurat e tyre për fondacionin e tyre të Elton John – AIDS, transmeton Klan Kosova. Për shkak të pandemisë, Elton shiti bileta virtuale për festën e tij, e cila kishte një sasi shumë të kufizuar të vizitorëve. Me të gjitha biletat e shitura këtë vit, festa e Eltonit grumbulloi 3 milionë dollarë për përpjekjen globale për t’i dhënë fund AIDS!