Dua Lipa nderohet me dy çmime Grammy (VIDEO) NULL NULL 11.02.2019 07:38 11.02.2019 07:38 Dua Lipa u shpërblye me dy çmime Grammy natën e mbrëmshme në ceremoninë e “Grammy Awards”. Ajo mori në shtëpi çmimin për artisten më të mire të re dhe atë për zhanrin ‘dance’. Dua tha se ishte “nervoze dhe mirënjohëse” pasi ajo pranoi çmimin, një nga katër shpërblimet më të mëdha të natës. 23 vjeçarja falenderoi të gjitha gratë në këtë kategori, dhe tha se ” këtë vit jemi rritur me të vërtetë”. Komenti ishte një thumb për presidentin e Grammys, Neil Portnow, i cili vitin e kaluar u përpoq të shmangë kritikat për mungesën e fitueseve gra, duke thënë se gratë duhet të “rriten” në mënyrë që të konsiderohen. https://www.instagram.com/p/BtuDMY7haCd/ https://www.instagram.com/p/BtuufOIBwcR/ *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Ramadani: Kërcënimi me bombë dhe shpërthimi në Ibër-Lepenc të zbardhen me shpejtësi 06/07/2025