Dua Lipa me “Don’t Start Now” arrin 100 milionë klikime në YouTube (VIDEO) NULL NULL 15.01.2020 11:00 15.01.2020 11:00 Sukseset e këngëtares shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, nuk kanë të ndalur. Këngëtarja sapo ka rritur 100 milionë klikime në YouTube me këngën “Don’t Start Now” të cilën e ka publikuar më 1 nëntor 2019, njofton Klan Kosova. Këtë gjë e bëri të ditur vetë Dua nëpëmjet një postimi në Instagram. “Kënga “Don’t Start Now” ka mbledhur 100 milionë shikime. Faleminderit shumë për dashurinë dhe mbështetjen. Duke dërguar dashuri gjithandej prej meje dhe Nabildo”, ka shkruar në postimin e saj Lipa. Kënga është pjesë e albumit të saj të dytë, që do të publikohet i plotë së shpejti si dhe në kuadër të kësaj, këngëtarja së shpejti do nisë turneun e koncerteve në mbarë botën, në plot 24 vende të ndryshme. Kujtojmë se dje u bë e ditur se Dua Lipa do të jetë e ftuar speciale në “Sanremo 2020” – festivalin më të vjetër në Evropë, gjersa Alketa Vejsiu është përzgjedhur në mesin e emrave prezantues të edicionit të sivjetmë të festivalit italian. View this post on Instagram Don’t Start Now video has hit 100 MILLION views!! Thank you so much for the love and support! Sending all the love from myself and @nabildo ❤️❤️❤️❤️ A post shared by DUA LIPA (@dualipa) on Jan 14, 2020 at 10:39pm PST *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.