Dua Lipa dhe Calvin Harris shumë shpejt me këngë të re NULL NULL 26.05.2022 13:16 26.05.2022 13:16 Kanë kaluar katër vjet prej kur këngëtarja kosovare Dua Lipa dhe Calvin Harris e kanë publikuar hitin botëror “One Kiss”. Mediat botërore janë duke raportuar se dyshja e famshme është duke u përfolur edhe për një bashkëpunim të ri. Harris me anë të një video të publikuar në TikTok, ka treguar se si e ka krijuar një melodi muzikore, mbishkrimi i videos ishte “Potion”. Më pas në video, shfaqet ai dhe Dua Lipa duke biseduar në FaceTime, dhe ajo pranon pa problem që të jetë këngëtarja e kësaj melodie të krijuar nga Harris, shkruan Billboard, transmeton KlanKosova.tv.