Dua Lipa arrin në tepihun e kuq të Brit Awards NULL NULL 02.03.2024 21:32 02.03.2024 21:32 Dua Lipa, këngëtare shqiptare me famë botërore Ylli i muzikës botërore, Dua Lipa, ka arritur në tapetin e kuq të Brit Awards, përpara performancës që do ta ketë. Këngëtarja me prejardhje nga Kosova ishte e veshur me një fustan të zi, i cili i ngjante tejmase, transmeton KlanKosova.tv. Gjashtë herë fituesja e Brit, është e nominuar këtë edicion në tri kategori: Artistja e Vitit, Pop Act dhe Kënga e Vitit. Ajo do të jetë e para që do të performojë në O2 Arena. “Dëshiroj që performancave të mia t’ua shtoj pakëz rrezik”, u ka thënë Lipa mediave nga tepihu i kuq. “E tëra ka të bëjë me kënaqësinë dhe krijimin e një spektakli dhe dua të them se çfarë vendi më të mirë mund të ketë sesa shtëpia, Londra, në Brits”. Dua Lipa, këngëtare shqiptare me famë botërore