Droga në Lipjan, alivanoset në gjykatë i akuzuari që u dënua me 10 vjet NULL NULL 19.03.2026 13:00 19.03.2026 13:00 Gjykata ka marrë vendim për dënimin e të akuzuarve në rastin e 400 kilogramëve kokainë. Fehmi Bytyqi, i cili u dënua me 10 vjet burgim u alivanos pas vendimit të trupit gjykues. Për këtë shkak, është thirrur emergjenca, raporton Klankosova.tv. Derisa, të tjerët janë dënuar si vijon: Izet Sheqiri-20 vjet burgim; Faton Vrajolli-20 vjet; Kadri Sheqiri-15 vjet; Kadri Rrahimi-10 vjet.