Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Driton Kuka i bashkohet AAK-së

NULL NULL
14.08.2019 12:43

Trajneri i suksesshëm kosovar Driton Kuka, nga sot është pjesë e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Kryeministri në dorëheqje njëherit edhe kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, njoftoi për aderimin e ri në parti përmes një shkrimi në Facebook.

Me këtë rast ai tha se ndjehet jashtëzakonisht i nderuar me vendimin e Kukës për t’iu bashkuar AAK-së, të cilin e cilësoi si një ndër heronjtë e sportit tonë dhe trajner të suksesshëm që i solli Kosovës qindra medalje të arta në xhudo.

“I pakompremetuar në asnjë aspekt, ai pos që ngriti yjet e përmasave globale dhe arriti t’i sjellë Kosovës Medaljen e Artë Olimpike, është i biri i Ali Kukës, kryetarit të parë të nëndegës së AAK-së në Pejë “2 Korriku”. I lumtur që edhe një anëtar i familjes së respektuar atdhetare Kuka, po e vazhdon traditën me Aleancën. Na priftë e mbara”, ka shkruar Haradinaj.

Ndërsa Kuka tha se qëndrueshmëria dhe respektimi i fjalës së dhënë, virtutet që tha se i ka Haradinaj, ishin ato që e shtyen t’i bashkohet Aleancës.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.