Driton Kuka: Grand Prix Tel Aviv, një finale e çmendur e Majlindës NULL NULL 24.01.2019 17:22 24.01.2019 17:22 Majlinda Kelmendi ka rrëmbyer medaljen e artë në Grand Prix në Tel Aviv. Ajo ka mposhtur në finale me Ippon, në kategorinë e saj deri në 52 kilogramë, izrealiten Gili Cohen. Për këtë fitore është shprehur shumë i lumtur trajneri i saj, Driton Kuka. “E arta e Kombit! Grand Prix Tel Aviv një finale e çmendur e Majlindës! I lumtur shumë me performansën e saj”, ka shkruar ai në llogarinë e tij në Facebook, njofton Klan Kosova. Për xhudisten kosovare – kampione olimpike, kjo është medalja e parë e artë pas një periudhe të gjatë, kohë në të cilën është përballur me një lëndim.