Driton Kuka: Distria Krasniqi është pretendente kryesore për medalje olimpike (VIDEO) NULL NULL 05.02.2023 23:05 05.02.2023 23:05 Xhudistja kosovare, Distria Krasniqi, e ka siguruar medaljen e artë në turneun e xhudos Grand Slam Paris. Trajneri Driton Kuka në një lidhje direkte në emisionin Sports Show në Klan Kosova, ka thënë se ajo tashmë është një pretendente kryesore edhe për medalje olimpike. “Distria Krasniqi ka ardhur aty ku unë kam pretenduar se duhet të vijë. Kur e ka ndërruar kategorinë, ne e kemi diskutuar, por tani ajo është stabilizuar – e kemi një garuese që është reale për medalje olimpike”. “Distria është pretendente kryesore për titullin olimpik”. klankosova.tv