Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Dritat në skenë gati e verbuan Action Bronson (VIDEO)

NULL NULL
17.04.2019 12:19

Action Bronson gati u verbua.

Reperi me prejardhje shqiptare u detyrua të shkojë në spital pasi gati u verbua nga një dritë skenike në Teatrin Algonquin Commons në Otava, Kanada, të hënën në mbrëmje, transmeton Klan Kosova.

Në videon e mëposhtme, Bronson shihet duke vënë menjëherë dorën mbi sytë e tij dhe u largua për pak nga skena pasi u çorientua.

Por, reperi u kthye në skenë për një këngë tjetër dhe i tha turmës se po shikonte yjet.

Sipas TMZ, Action Bronson u detyrua të marrë trajtim mjekësor.

Reperi më pas njoftoi për incidentin duke shpjeguar se nuk mund të përfundonte koncertin sepse ai gati ishte i verbuar dhe i çorientuar, por po ndihej më mirë më pas.

Ai tha se këto drita, nuk duhet të jenë kurrë pranë tij dhe kërkoj nga të tjerët të kenë kujdes, transmeton Klan Kosova.

lajme të ngjashme