Dritan Prifti: Nga kontrata me DIA-n ka përfituar Meta - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Dritan Prifti: Nga kontrata me DIA-n ka përfituar Meta

NULL NULL
02/10/2015

Pas dëshmisë së dhënë në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, Dritan Prifti u ndal gjatë para mediave, duke thënë se është i gatshëm të ndihmojë qeverinë në Arbitrazh dhe se kontrata CEZ-DIA kanë përfituar njerëz të afërt me Ilir Metën. Prifti u paraqit pak pas orës 10:00 të së premtes për të dëshmuar në lidhje me pretendimet e paraqitura nga Spartak Braho, në një letër dërguar institucioneve më të larta të vendit, ku flitej për një skenar destabilzimi në vend.

 “Nga kontrata kanë përfituar politikisht njerëz të afërt të zotit Meta. Paratë e DIA-s kanë shkuar te miqtë e njohur të Metës. Ka media që nuk kanë pranuar të publikojnë filmimet që unë i kam me vete në USB. Unë nuk flas kot dhe nuk bëj deklarata pa prova”, tha Prifti.
Ish-deputeti dhe ish-ministri i LSI-së komentoi edhe raportet mes forcës politike që i përkiste edhe vetë dikur me dy partitë e mëdha, PS-në në koalicion dhe PD-në në opozitë.

“LSI-ja është bërë si ajo gruaja që është martuar për herë të dytë, por që shkon ende me burrin e parë”, tha ai.

“Kjo qeveri është e destabilizuar, nuk e kam destabilizuar unë, siç thotë Braho. Njerëzit në këtë vend nuk kanë bukë dhe dhunohen me taksa e gjoba. Deri sa të kem jetë, unë do të denoncoj gjithçka që ka lidhje me vjedhjet e qeveritarëve në këtë vend”, deklaroi Prifti.

Pas Priftit, pritet marrja në pyetje e Spartak Brahos dhe Kastriot Ismailajt për të plotësuar panoramën e emrave të përmendur në letrën që kreu i Komisionit të Sigurisë, dërgoi institucioneve të vendit pak ditë më parë, ku shkruante për ekzistencën e një skenari destabilizimi të vendit nga Tom Doshi dhe Dritan Prifti.

Kastriot Ismailaj pritet të merret në pyetje së shpejti. Aktualisht Ismailaj ndodhet në qelitë e burgut 302m i transferuar nga paraburgimi i Fierit, një lëvizje që besohet se është kryer për shkaqe sigurie.

Mësohet gjithashtu se Prokuroria nuk do të kërkojë tabulatet telefonike të bashkëshortes së Ismailajt dhe Tom Doshit, pasi sipas Prokurorisë, përkundër asaj që shkruan Braho në letrën e tij nuk ka patur asnjë kërcënim nga ana e Tom Doshit ndaj Vojsava Ismailajt, transmeton Top Channel.