Drita mposht Prishtinën dhe fiton Superkupën e Kosovës NULL NULL 25.01.2026 14:36 25.01.2026 14:36 Drita ka arritur të fitojë 2–1 ndaj Prishtinës në Superkupën e Kosovës në ndeshjen që u zhvillua në Antalja të Turqisë. Ishte goli i Leotrim Kryeziut në minutën e 8-të që kaloi në epërsi skuadrën e Prishtinës. Besnik Krasniqi u tregua i saktë nga penalltia në minutën e 39-të për të kthyer ekuilibrin në rezultat. Për kryeqytetasit gjërat u komplikuan kur në fundin e pjesës së parë mbeten me 10 lojtarë pas përjashtimit të Harun Kariq. Golin e fitores për skuadrën e Dritës e shënoi Kristal Abazaj në minutën e 50-të./Klankosova.tv