Drita lidere, Malisheva fiton në udhëtim NULL NULL nga Emanuell Syla 29.04.2023 17:47 nga Emanuell Syla 29.04.2023 17:47 I ndodhi si me Malishevën. Sërish një portier i Ferizajt u përjashtua me të kuq. Kësaj radhe, ishte Rexhepi. Ndodhi kjo në fillim të ndeshjes kundër Dritës në Gjilan, e vlefshme për xhiron 31 në Superligën e Kosovës në Futboll. Përkundër një lojtari më shumë në fushë, Drita hasi në rezistencë, ndërsa golin e shënoi tek në minutën e 76-të me të inkuadruarin Tahiri. VAR mori gati dhjetë minuta për këtë rast, duke vlerësuar nëse ishte faull në portier ose pozitë jashtë loje. Pas rishikimit të Shalës, nuk doli as njëra e as tjera, dhe goli i Ardit Tahirit u pranua. Dhjetë minuta qenë shtesë, ku gjatë kësaj kohe Drita shënoi edhe dy gola tjerë. Selmani e Simonovski ishin shënuesit për fitoren e Dritës 3 me 0. Drita është lidere për momentin, kurse Ferizaj i parafundit në tabelë. Po të shtunën u zhvillua edhe një tjetër përballje në Drenicë, ku vendësit kaluan herët në epërsi me Zekën ndaj Malishevës. Pak sekonda zgjati gëzimi, pasi Maliqi barazoi shifrat pas një penalltie të shkaktuar. Për Malishevën, Tolaj shënoi në minutën ’24, që rezultoi të ishte edhe goli i fitore për mysafirët me rezultatin 2 me 1 në Drenicë. Në pjesën e dytë pati dy kartonë të kuq, një për Maranhaon dhe tjetri për Veselin. Malisheva vazhdon ta mbajë pozitën e shtatë kurse Drenica është e fundit. Të dielën zhvillohen tri ndeshje tjera: Prishtina – Llapi (veç në Artmotion, transmetohet edhe në Klan Kosova), Dukagjini – Ballkani dhe Trepça ’89 – Gjilani. Përballjet fillojnë nga ora 15:00.