Drita ia bën sefte edicionit të ri, derbi në Podujevë NULL NULL 30.09.2020 10:23 30.09.2020 10:23 Kampioni i Kosovës në futboll do të debutojë sot në edicionin e ri të garave në Superligë. E gjitha kjo vjen në xhiron e katërt, pasi tri javë më radhë kjo skuadër nuk kishte luajtur si shkak i pjesëmarrjes në garat evropiane. Kundërshtar i i parë i Dritës në këtë edicion do të jetë Besa e Pejës, që nuk di për fitore, njofton Klan Kosova. Kurse, derbi i ditës do të zhvillohet në “Zahir Pajaziti”, aty ku takohen Llapi dhe Ballkani. “Legjendat” në këtë përballje do të kërkojnë pikët e para, kurse mysafirët nga Suhareka, vazhdimin e rezultateve pozitive. Dueli i fundit i ditës do të jetë ai në mes të Trepçës 89 dhe Prishtinës. Tri takimet fillojnë nga ora 15:00 dhe do të transmetohen në Art Motion. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.