Drita-Feronikeli, formacionet zyrtare NULL NULL 22.12.2024 12:35 22.12.2024 12:35 Drita dhe Feronikeli ’74 do të përballen në kuadër të xhiros së 18-të në Albi Mall Superligë. Kjo përballje është mes lideres dhe vendit të fundit të Superligës. Gjilanasit duan të rikthehen te fitoret pas humbjes në derbi javën e kaluar, në mënyrë që ta mbajnë distancën me ndjekësit. Nga ana tjetër, skuadra nga Drenasi synon që të shkaktojnë një tjetër befasi. Drita: Maloku, B.Krasniqi, Bejtulai, Ovouka, Sheji, Broja, Dabiqaj, Ajzeraj, Selmani, Manaj, Bl. Krasniqi. Feronikeli ’74: Prince, Demiri, Halili, Janku, Zekolli, Maloku, Karagkounis, Demiri, Shabani, Hyseni, Shillova.