Drita e Prishtina sigurojnë gjysmëfinalen e Kupës së Kosovës NULL NULL 27.02.2025 15:02 27.02.2025 15:02 Drita e Prishtina kanë kaluar në fazën gjysmëfinale të Kupës së Kosovës. “Intelektualët” e mposhtën Prishtinën e Re me rezultat të thellë prej 0-4, ku Broja e hapi serinë e golave në minutën e shtatë, ndërsa Selmani dyfishoi epërsinë në minutën e 45-të. E, Manaj shënoi golin e tretë në ballafaqim, ndërsa për rezultatin përfundimtar u përkujdes Zulfiu në të 73-ën, njofton Klankosova.tv. Me rezultat të njëjtë fitoi edhe Prishtina ndaj Vëllaznimit, ku Yakubu shënoi për epërsinë në pjesën e parë për “Plisat” në minutën e 17-të. Ndërsa në pjesën e dytë, Prishtina shënoi edhe tri herë, ku Gallapeni në të 59-ën dyfishoi epërsinë në minutën e 59-të. Prishtina shënoi edhe dy herë në minutat 68, përkatësisht 82 të ballafaqimit.