Drita dramatike, fiton krejt në fund kundër Drenicës NULL NULL 14.02.2026 14:57 14.02.2026 14:57 Drita ka mposhtur Drenicën 1:0 në minutat shtesë në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 20-të të Superligës së Kosovës në futboll. Me këto tri pikë Drita ngjitet e dyta me 35 pikë, një më pak se lideri Ballkani që ka një ndeshje më pak. Një lojë më pak të luajtur e ka edhe Prishtina që në rast fitoreje do ta kalonte sërish në renditje Dritën.