Dreshaj: Secila vaksinë anti COVID-19 është e sigurt NULL NULL 15.07.2021 11:40 15.07.2021 11:40 Deputeti i Kuvendit nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Shemsedin Dreshaj, ka bërë thirrje për marrjen e vaksinës kundër koronavirusit, pavarësisht cila është në dispozicion. Dreshaj, që njëherit është edhe infektolog me profesion, ka thënë se ka shumë propagandë kundër marrjes së vaksinave, kurse ka shumë pak prononcime për marrjen e tyre. “Cilado vaksinë që ka ardhë në Kosovës është valide dhe e sigurtë. Ju bëj thirrje qytetarëve që të vaksinohen sepse vetëm kështu mund ta mposhtim pandeminë dhe të rikthehemi në situatë normale.” ka deklaruar Dreshaj në Kanal10. Tutje ai ka kritikuar të gjithë ata që flasin për këtë temë e që nuk kanë fare njohuri për shëndetësinë, pandeminë e pacientët, njofton Klankosova.tv.