Dreshaj: Pacienti që sot ndërroi jetë ishte 70 vjeçar nga komuna e Ferizajt NULL NULL 17.04.2020 13:01 17.04.2020 13:01 Infektologu, Shemsedin Dreshaj ka njoftuar se aktualisht në Klinikën Infektive, të hospitalizuar me Covid-19 janë 52 pacientë, prej tyre 11 janë në kujdes intensiv dhe në trajtim me oksigjenoterapi, pra në monitorim permanent dhe se dy prej tyre janë në gjendje kritike. Ai po ashtu dha detaje edhe për pacientin që sot ka ndërruar jetë pas humbjes së betejës me koronavirus. “Pacienti ishte 70 vjeçar nga Nerodima e Ferizajt. Ai ka pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese”, shtoi Dreshaj. “Nga klinika sot janë lëshuar pesë persona të shëruar, ndërsa në pritje të rezultateve janë edhe gjashtë pacientë të tjerë që janë të shtrirë në spital”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Vdekja e 27-vjeçarit, Shishani: Pa u bërë 24 orë dikush duhet të japë dorëheqje 10 orë më parë
Kosova Granti për ish-zyrtarin e komunës së Gjilanit- favor apo shkelje ligjore? (VIDEO) 12 orë më parë