Drerët “shkëlmojnë” Demat - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Drerët “shkëlmojnë” Demat

NULL NULL
nga Endrit Zogaj 17.02.2023 10:47

Milwaukee Bucks ka arritur fitoren e 12-të me radhë në NBA.

“Viktima” e radhës e “Drerëve” ishte Chicago Bulls i cili u mposht në shtëpi me 12 pikë dallim, 112-100 rezultati final.

Brook Lopez ishte fantastik duke arritur të shënoi 33 pikë, ndërsa 22 pikët e 16 kërcimet e Nikola Vucevic nuk mjaftuan për fitoren e “Demave”.

Në shtëpi u mposht edhe Phoenix Suns.

Ky klubi i fundit pësoi disfatë nga Clippers me rezultat 116-107.

Paul George me 26 pikë ishte më meritori në fitoren e skuadrës nga Los Angjellosi.

Publiku nuk i ndihmoi as Minnesota Timberwolves.

“Ujqit” u mposhtën në shtëpi nga Washington Wizards me shifrat finale 114-106.