Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Drenica fiton me përmbysje ndaj Prishtinës

NULL NULL
18.09.2022 17:12

Drenica e ka fituar ndeshjen në stadiumin “Bajram Aliu” kundër Prishtinës duke e përmbysur rezultatin.

Të parët në epërsi kaluan mysafirët nga kryeqyteti, pasi nga pika e bardhë shënoi Genc Hamiti, në minutën e 52-të.

Rezultati u barazua në minutën e 77-të me Gavazajn derisa tetë minuta më vonë realizoi Armend Pllana për 2:1.

Ekipi i drejtuar nga Ismet Munishi, pas tetë javësh renditet i treti me 11 pikë derisa Drenica i ka po aq pikë në vendin e katërt.

Ndeshja Drenica- Prishtina, u transmetua drejtpërdrejtë në Klan Kosova dhe platformën Artmotion.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.