Drenasi do ta zgjerojë sheshin “Fehmi e Xhevë Lladrovci” NULL NULL 14.03.2023 18:15 14.03.2023 18:15 Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, bashkë me ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi dhe menaxherin e projektit DEMOS, Ertan Munoglu, kanë nënshkruar marrëveshjen për mbështetjen financiare të projektit “Ndërtimi dhe Zgjerimi i Sheshit Fehmi dhe Xhevë Lladrovci”. Ky projekt do të mbështetet nga skema e Grantit për Performancë Komunale, ku vlera totale është 4 milionë e 492 mijë euro. “MAPL do të ndajë shumën prej 916,388.80, DEMOS shumën prej 1,118,387.08 dhe Komuna e Drenasit vlerën prej 2,457,884.72”, thuhet në njoftimin e komunës, transmeton Klankosova.tv. Tutje, sipas njoftimit, mjetet e destinuara për këtë projekt nuk do të shpenzohen nga buxheti i komunës, por nga Granti i Performancës Komunale, ku komuna e Drenasit në nivel vendi e ka fituar vendin e parë dhe ka fituar 2 milionë e 34 mijë euro. “Një pjesë e mjeteve të dedikuara për ketë projekt do të jenë nga granti i përgjithshëm i performancës, ndërsa një pjesë tjetër do të jenë nga të hyrat vetanake, ndërsa për shumat e caktuara nga MAPL dhe DEMOS, do të dedikohen sipas Marrëveshjes së Bashkëfinancimit”, thuhet në njoftim. Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Vdekja e 27-vjeçarit, Shishani: Pa u bërë 24 orë dikush duhet të japë dorëheqje 10 orë më parë
Kosova Granti për ish-zyrtarin e komunës së Gjilanit- favor apo shkelje ligjore? (VIDEO) 11 orë më parë