Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Drenas: Arsimtari pak ditë para pensionimit ndërron jetë përball shkollës

NULL NULL
04.03.2017 11:28

Një ngjarje e dhimbshme ka ndodh mbrëmë para shkollës “Xhevë Lladrovci” në Shkabaj të Drenasit.

Arsimtari i Biologjisë, Abedin Dibrani, ka ndërruar jetë para dyerve të shkollës si pasoj e një sulmi ne zemër, njofton drenicapress.info

Mësimdhënësi Dibrani me një përvojë punë 40 vjeçare ka dhënë një kontribut të çmuar në arsimimin e shumë brezave të komunës së Drenasit. Ai pritej të pensionohej me 23 mars të këtij muaji.

Dibrani i ka mbajt dy orët e para në SHFMU “Mehmet Gradica” në Gradicë, prej atje ka vazhduar rrugën në Drejtorinë e Arsimit në Drenas për të pyetur rreth procedurave të pensionimit.

Nga DKA e Drenasit shkon në shkollën e Dritanit, ku edhe ka filluar karrierën e mësimdhënësit për të marrë vërtetimin e pensionimit, si dhe ka ftuar disa kolegë në ahengun i cili pritej të mbahej më 23 mars të këtij muaji.

Arsimtari Dibrani ka vazhduar rrugën drejt Shkabës, me të mbërrit në vendin ku jepte mësim, është ulur në shitoren e Isaj Berishës përball shkollës “Xhevë Lladrovci” dhe në atë vend ka ndërruar jetë.

Shkrimin e plotë mund ta lexoni këtu.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.