Drejtori Sportiv i Bayernit: Po synojmë marrëveshje të përhershme me Cancelon NULL NULL 05.02.2023 13:35 05.02.2023 13:35 Drejtori Sportiv i Bayern Munichut, Hasan Salihamidziq, ka konfirmuar se klubi po planifikon ta bëjë të përhershëm huazimin e Joao Cancelos. Salihamidziq gjithashtu tregoi se gjigantët e Bundesligës kanë ndjekur portugezin për katër vitet e fundit, por një marrëveshje nuk u realizua deri në këtë janar, kur ai u largua nga Manchester City për t’u bashkuar me ta në huazim, pas një mosmarrëveshjeje me Pep Guardiolën. Bayern është i interesuar të ruajë shërbimin e lojtarit për një periudhë më të gjatë kohore dhe ka konfirmuar se do të mbajë bisedime. City pritet të kërkojë një tarifë prej 70 milionë eurosh. Cancelo bëri një asist në debutimin e tij për Bayernin në një ndeshje të raundit të 16-të të DFB Pokal kundër Mainz.