Drejtori për Shpëtim në Mitrovicë: Kemi shpresuar që trupin e viktimës ta gjejmë të gjallë NULL NULL 23.04.2019 00:43 23.04.2019 00:43 Pas gjashtë orësh kërkimesh është gjetur pa shenja jete trupi i një personi nën gërmadhat nga shembja e ish-hotelit Adriatik në Mitrovicë, njofton Klan Kosova. Klan Kosova që është në vend të ngjarjes, ka mësuar se zyrtarë të Mjekësisë Ligjore tashmë e kanë marrë viktimën për obduksion. Nehat Bahtiri, drejtor për Shpëtim në komunën e Mitrovicës, ka thënë se procesi i kërkimit ka qenë delikat sepse ka pas shpresa që viktima mund të ishte gjallë. Ai bëri të ditur se viktima është Visar Behrami 27 vjeçar nga fshati Vidimriq i Mitrovicës. “Pas një pune shtatë orëshe, kemi arritur të gjejmë trupin e viktimës të cilin kemi shpresuar ta gjejmë të gjallë. E kemi gjetur pa shenja jete, u shprehim ngushëllime familjarëve. “Procesi ka qenë shumë delikat sepse kemi shpresuar se viktima ishte ende gjallë. Jemi munduar me veprime të ngadalshme”, ka thënë ai. Ish-hoteli Adriatiku, është shembur në orët e pasdites së të hënës. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Rezervoi bileta pa asnjë cent, Mërgim Gashi kthen borxhin pas hulumtimit të Kiks Kosova (VIDEO) 03/07/2025