Drejtori i shkollës “Yll Morina” në Gjakovë ofendohet dhe shahet nga prindi i një nxënësi NULL NULL 01.12.2021 18:35 01.12.2021 18:35 Drejtori i shkollës “Yll Morina” në Gjakovë ka raportuar në polici sot se ishte kanosur nëpërmjet telefonit nga prindi i një nxënësi. Këtë për Klankosova.tv e bëri të ditur Nysret Gjurkaj, zëdhënës për media në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Gjakovë. Ai ka theksuar se i dyshuari e kishte ofenduar dhe sharë drejtorin e shkollës, njofton Klankosova.tv. “Pas konsultimit me prokurorin kujdestar, rasti u iniciua si ‘Kanosje’, ndërsa i dyshuari, pasi u intervistua, me urdhër të prokurorit, u lirua në procedurë të rregullt,” ka thënë Gjurkaj.
Big Brother VIP Andi-Gresës: A e din kur njeriu është për ty? Kur gjendet për ty edhe në momentet më të vështira (VIDEO) 01/02/2023
Lajme Francë, 63 për qind e qytetarëve mendojnë se Macron “nuk është një president i mirë” 01/02/2023