Drejtori i Infrastrukturës tregon se kush po i dëmton rrugët e Prishtinës (VIDEO) NULL NULL 20.06.2025 18:18 20.06.2025 18:18 Drejtori i Infrastrukturës në komunën e Prishtinës, Sokol Havolli Drejtori i Infrastrukturës në komunën e Prishtinës, Sokol Havolli në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova, tha se në kryeqytet po veprojnë pesë ekipe të mëdha për të zgjidhur problemet e infrastrukturës. Por, sipas Havollit, puna në Prishtinë të jep kënaqësi, transmeton Klankosova.tv. “Prishtina është njëra prej punëve më të mira që mundet me i bë dikush, sepse për çdo vepër, për çdo rregullim të ndonjë problemi ti je t’u e bë jetën më të lehtë për qytetarët, dhe e sheh për çdo ditë rezultatin e asaj pune”, tha Havolli. Ai foli për ish-drejtorin e Infrastrukturës, Krenar Xhaferin, për të cilin thotë se ka hapur shumë projekte, e që tani, sipas Havollit janë në përfundim. Sipas Havollit, aktualisht janë 30 ose 40 punishte aktive në Prishtinë. Havolli i përgjigjet edhe pyetjes se pse po punohet verës në rrugët e Prishtinës. “Sepse verës shtrohet asfalti, nëse punohet dimrit, ajo nuk ngjitet dhe prishet”, u përgjigj Havolli. Havlli tregon po ashtu se rrugët e Prishtinës dëmtohen më së shumti nga makineritë me peshë shumë të rëndë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Renovimi i Teatrit mund të shtyhet përtej shtatorit / Çka thonë nga kompania "Limit Project"? (VIDEO) 1 orë më parë