Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Drejtoresha e ShSKUK-së me urdhëresa strikte për stafin (VIDEO

NULL NULL
nga Arbreshë Uka 03.09.2022 20:39

Në mënyrë që punë të ketë mbarëvajtje sa më të mirë në QKUK dhe spitale rajonale po kërkohet të bëhet organizim më i mirë i stafit shëndetësorë.

Ndaj, ushtruesja e detyrës së drejtoreshës së  ShSKUK-së , Pranvera Zejnullahu-Raci në mesin e gushtit ka lëshuar disa urdhëresa për drejtuesit e klinikave në QKUK dhe atyre të spitaleve rajonale.

Në njërën nga këto të cilën e ka siguruar televizionin thuhet se personeli pushimin vjetor tash e tutje duhet ta caktojë  3-6 muaj më herët.

Pos, kësaj edhe përpilimi i orarit të kujdestarive si për mjekë ashtu  dhe infermierë, menaxherët janë të obliguar ta bëjnë në baza mujore dhe çdo ndryshim eventual duhet të raportohet pesë ditë më herët  tek drejtori  apo edhe tek motra kryesore e klinikës.

Krahas këtyre, infermierët janë ngarkuar edhe me disa obligime shtesë  gjatë ndërrimeve të natës, e të cilat sindikata e tyre po e cilëson si diskriminuese dhe tjetërsim të profesionit.

Përfaqësuesi i kësaj sindikate Enlirat Duraku, tha se infermierët detyrohen që ta bëjnë evidentimin e hyrjes dhe daljes nga dhoma e pacientit,por jo edhe mjeku.

Po ashtu të padrejtë e konsideron edhe barrën se infermierët duhet ta ftojnë mjekun kur pacienti ka nevojë.

Madje, Duraku thekson se nuk është e paraparë me kontrata të punës që ky kuadër të angazhohet edhe gjatë vikendeve për të bërë menaxhimin e ilaçeve në barnatoret e klinikave, që tashmë është urdhëruar të bëhet.

Si shkak i këtyre sindikalistët kërkojnë dialog socialë me menaxhmentin e ShSKUK-së.

lajme të ngjashme