Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Drejtoresha e FMN-së për ndryshimet klimatike: Ne shohim drejtimin tonë

NULL NULL
19.09.2023 08:58
Fondi Monetar Nderkombetar

Drejtoresha e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Kristalina Georgieva, ka bërë të ditur se ata janë të kufizuar për të vepruar rreth çështjes së ndryshimeve klimatike.

Ajo ka thënë se janë institucionet e tjera që mund të prijnë për financimin klimatik.

Georgieva ka mbrojtur fokusin e tyre prej kohësh mbi ndryshimet klimatike, pasi që një zyrtar I lartë amerikan kishte thënë se “FMN nuk duhet ta bëjë ekspertin për çështjet klimatike”.

“Ne bëjmë atë në të cilën jemi të mirë: politikat e mirëqenies, rritjes dhe punësim”, ka thënë ajo, raporton BBC, përcjell KlanKosova.tv.

Sipas saj janë institucionet tjera si Banka Botërore, që mund të merret me “çështje sektoriale”, përfshirë financimin klimatik.

lajme të ngjashme