Dramë në Torino, tri gola për pesë minuta NULL NULL 16.09.2025 22:28 16.09.2025 22:28 Juventusi dhe Borussia Dortmundi po barazojnë 2:2 në xhiron e parë të Ligës së Kampionëve. Bletët po fitonin 0:1 falë golit të Karim Adeyemit në minutën e 52-të. Në minutën e 64-t barazoi Kenan Yildiz, teksa një minutë më pas Felix Nmecha riktheu avantazhin për mysafirët. Nuk vonoi prapë dhe Juvja barazoi me Dushan Vlahoviqin që shënoi në minutën e 67-të.