Dramë në “Craven Cottage”, City i shpëton për pak Fulhamit NULL NULL 02.12.2025 22:39 02.12.2025 22:39 Dramë e vërtetë u zhvillua sonte në “Craven Cottage”, në mes të Fulhamit dhe Manchester Cityt. “Citizens” e dominuan ndeshjen deri në minutën 54-të kur rezultati shënonte 1:5 në favor të tyre, por pastaj gjërat morën rrjedhë tjetër. Londinezët i shënuan plot edhe tre gola të tjerë duke e ngushtuar rezultatin në 4:5. Kështu skuadra e Pep Guardiolës, i iku një epilogu negativ nga ky takim duke arritur t’i marrë pikët e plota. Aktualisht të kaltërit nga Manchesteri renditen të dytit me 28 pikë, njofton Klankosova.tv. Derisa Fulham renditet në vendin e 15-të me 17 pikë.