Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Drama epike në finale: Gjermania rrëmben fronin e EuroBasket 2025

NULL NULL
15.09.2025 13:42

Gjermania është shpallur kampione e EuroBasket 2025, duke mposhtur Turqinë 88–83 në një finale dramatike që i mbajti tifozët me frymë në gojë. Ky është triumfi i parë i gjermanëve në këtë turne prestigjioz që prej vitit 1993.

Ndeshja vendimtare kulmoi me një seri pikësh vendimtare nga Dennis Schröder, I cili u shpall edhe MVP i turneut. Lojtari i përfaqësueses gjermane udhëhoqi skuadrën me qetësi dhe efikasitet në minutat e fundit, duke I dhënë fitoren historike kombëtares së tij.

Nga ana tjetër, Turqia u tregua e fortë dhe për shumë minuta dukej se kishte ndeshjen në dorë, me Alperen Şengün që bëri paraqitje të fuqishme, por humbi disa gjuajtje kyçe në momentet vendimtare. Gjermanët treguan pjekuri, forcë mendore dhe lojë kolektive – me lojtarë si Franz Wagner dhe Isaac Bonga që ndihmuan në këtë sukses – duke I rikthyer kombëtares së tyre lavdinë e humbur prej dekadash.

Ky triumf shënon fillimin e një epoke të re për basketbollin gjerman dhe dërgon një mesazh të qartë: kampionët e rinj të Evropës janë gati ta mbrojnë fronin.

lajme të ngjashme