Dragashi në mungesë të ujit të pijshëm, a do të zgjidhet ky problem? (VIDEO) NULL NULL 07.07.2025 07:18 07.07.2025 07:18 Dragash Komuna e Dragashit që disa vjet po përballet me mungesë të ujit të pijshëm. Kështu thotë gazetari korrespodent, Nuhi Salihu për “Ora Shtatë”, duke shtuar se ky problem, mund të zgjidhet së shpejti, transmeton Klankosova.tv. Ai citon të parin e Dragashit, Bexhet Xheladinin, se ujësjellësi i ri në këtë komunë ka nisur testimet, dhe sipas të dhënave të para, uji është i cilësisë së lartë. “Komuna e Dragashit që nga paslufta përballet me mungesë të ujit të pijshëm. E së fundmi, kryetari i kësaj komune, Bexhet Xheladini ka dhënë një lajm shumë të rëndësishëm, duke thënë se janë realizuar testimet preliminare të ujësjellësit të ri, i cili pritet të zgjidh problemin për 15 fshatra dhe një pjesë të qytezës së Dragashit. Ai ka thënë se uji i është nënshtruar analizave laboratorike, dhe sipas të dhënave të para, është i cilësisë së lartë”, tha Salihu. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.