Dr. Dre nuk e pëlqen hip hopin modern, por nuk e urren NULL NULL 18.07.2023 09:41 18.07.2023 09:41 Dr. Dre ka thënë që nuk i pëlqen shumica e hip-hopit bashkëkohor, por që nuk do t’i urrejë kurrë artistët aktualë. Ai këtë gjë e ka thënë në shoun e Kevin Hartit, Hart to Hart, ku ka thënë që nuk i pëlqen gjendja aktuale e zhanrit. “Kushdo që flet për gjendjen e hip hopit sot, kur flet prej një pozicioni negativ, tingëllon si të ishte gjyshi i dikujt”, ka thënë Dreja. “Është siç është. Hip-hopi po evoluon. Nëse nuk ju pëlqen, atëherë mos e dëgjoni, më kuptoni?”. “Shumë prej këngëve të reja nuk më pëlqejnë. Nuk e dëgjoj shumicën. Por nuk e urrej. Nuk do ta urrej kurrë”.