Dove ofron grante për baballarët që nuk kanë qasje në pushmin e atësisë NULL NULL 27.02.2019 14:30 27.02.2019 14:30 Ideja e pushimit të paguar të atësisë e ka zhvendosur fokusin nga nënat e reja tek njësia familjare kur lind një fëmijë. Përderisa kompani të ndrshme vendosin të ofrojnë përfitim shtesë për prindërit e rinj, një kompani po ofron një grant për baballarët që nuk kanë qasje në pushimin e paguar të atësisë. “Dove” krijoi një fond për pushimin e atësisë që është një përpjekje për të mbledhur mbi 1 milion dollarë për baballarët në Amerikë gjatë dy viteve të ardhshme, sipas faqes së tyre të internetit. Fondi do t’u sigurojë baballarëve që nuk kanë qasje në lejen e atësisë 5.000 dollarë grante në mënyrë që ata të mund të kalojnë kohë me fëmijët e tyre të rinj. “Baballarët që punojnë nuk duhet të zgjedhin mes fëmijëve të tyre dhe një page – sepse kur marrin lejen e atësisë përfitojnë familjet, vendet e punës dhe komunitetet” thuhet nga Dove. View this post on Instagram Only 15% of dads in the U.S. have paid leave to bond with their newborn. Let’s change that. Join us and @alexisohanian in signing the Pledge. Link in Bio. #PaternityLeavePledge A post shared by Dove Men+Care Global Channel (@dovemencare) on Feb 19, 2019 at 7:37am PST