Dosja “Gërdeci”, shtyhet gjyqi për Fatmir Mediun NULL NULL 06.05.2025 10:07 06.05.2025 10:07 Gjykata e Posaçme ka shtyrë seancën gjyqësore ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes së Shqipërisë, Fatmir Mediu, në dosjen “Gërdeci”. Shkak u bë mungesa e gjyqtares Irena Gjoka, e cila kishte paraqitur një raport mjekësor. Gjyqi ndaj Mediut ndodhet në fazën e kundërshtimeve që ish-ministri i Mbrojtjes po bën ndaj akt-ekspertizës tekniko-ushtarak të sjellë nga ekspertët, raporton A2CNN, transmeton Klankosova.tv.