Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Doshi sot në Gjykatën e Lartë kërkon lirinë

NULL NULL
18.05.2015 12:59
DOSHI NE PROKURORI - Deputeti Tom Doshi, duke dale nga Prokuroria e Krimeve te Renda, ku ka deshmuar ne lidhje me akuzat e tij ndaj Kryetarit te Kuvendit Ilir Meta se ka porositur vrasjen e tij dhe te deputetit demokrat Mhill Fufi./r/n/r/nDOSHI IN PROSECUTION - Lawmaker, Tom Doshi, at the Prosecution of Serious Crimes, where has testified regarding his accusations against Parliament Speaker Ilir Meta.
Tom Doshi kërkon sot nga Gjykatën e Lartë ndryshimin e masës së sigurisë. Deputeti i përjashtuar nga radhët e PS-së, Tom Doshi, ndodhet aktualisht nën masës e sigurisë “detyrim paraqitje”, ndërsa kërkon nga drejtësia lirinë.

Tre ditë më parë Doshi i ka dorëzuar Gjykatës së Lartë një kërkesë për të hequr masën “Detyrim paraqitje”, sipas së cilës ai duhet të paraqitet çdo të hënë në orën 10:00 në ambientet e Prokurorisë së Përgjithshme. Dy avokatët e tij mbrojtës, Vladimir Meçi e Ferid Muçaj shprehen se akuza e Prokurorisë nuk qëndron, ndërkohë që Gjykata e Lartë pritet që të shqyrtojë sot kërkesën e deputetit socialist.

Më 28 prill Gjykata e Lartë ndryshoi masën e sigurisë për deputetin Tom Doshi nga “arrest shtëpie” në “detyrim paraqitje”. Doshi akuzohet për kallëzim të rremë , pasi sajoi një skenar për vrasjen e tij dhe të deputetit të PD-së Mhill Fufi,transmeton shekulli.com.al

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.